Aeroplani me i madh ne bote shfaqet per here te pare ne publik
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Paul Allen ka prezantuar për publikun avionin më të madh në botë, të quajtur Stratolaunch.
Avioni peshon 227 ton, në gjerësi është 117 metër duke u bërë edhe më i gjerë se një fushë futbolli (109 metër). Nga toka në krye të bishtit ai është 15.2 metër dhe duke e matur nga hunda tek bishti avioni është 72 metër.
Stratolaunch është projektuar dhe ndërtuar nga 300 inxhinierë dhe fabrikues të kompanisë së hapësirës ajrore të quajtur Scaled Composites. Ai ka aftësinë për të mbajtur një ngarkesë maksimale prej 550,000 lbs (275 ton).
Aeroplani përdor gjashtë motorë Boeing 747 dhe ka një gamë operative prej 2,000 miljesh. Ai ishte ndërtuar në një hangar me sipërfaqe mbi 9, 593 metra katrorë në shkretëtirën e Mojave. Për shfaqjen e tij të parë publike aeroplani u nxorr nga hangari me anë të 28 rrotave. Ekipi po përgatitet për testet e karburantit dhe motorit, fluturimi i parë është planifikuar jo më herët se viti 2019.