×
Secondary Adv

Aeroplani qe e ben udhetimin Londer-Nju Jork per 3 ore

Share on Google+

Aerion, kompania që ka krijuar AS2 së bashku me Airbus, ka njoftuar se avionët  do të punojnë me motorët e General Electric dhe do të arrijnë një shpejtësi 1,851km/h.

 

Aeroplani AS2 do të jetë i aftë për udhëtim supersonik,  duke lejuar pasagjerët të udhëtojnë mes Londrës dhe Nju Jorkut në vetëm tre orë dhe nga Los Anxhelos në Tokio në gjashtë.

 

“Ne kemi vlerësuar plotësisht më shumë se dy dyzina motorë civilë dhe ushtarakë nga të gjithë prodhuesit kryesorë të motorrave gjatë dy viteve të fundit dhe besojmë se puna me ‘GE Aviation’ do të na ndihmojë të plotësojmë specifikat sfiduese të nevojshme për të përmbushur objektivat tona të performancës, si dhe pritshmëritë e larta të klientëve tanë:” tha CEO i Aerion Doug Nichols. Nëse gjithçka shkon sipas planit, fluturimet e para të testimit do të zhvillohen në vitin 2021, dhe fluturimet e para komerciale për biznese në vitin 2023.

 

Specifika të avionit AERION AS2 

Kapaciteti: deri në 12 pasagjerë 

Gjatësia: 170 metra (51.8 metra) 

Hapësira e hapjes së krahëve: 61 metra (18.6 metra)

Lartësia: 22 metra (6.7 metra) 

Shpejtësia maksimale: 1,150 mph (1,851 km / h)

Km që mund të përshkojë: 8797 km deri në 9816 km


Më të lexuarat