Kompania japoneze e teknologjisë Hitachi ka zhvilluar ashensorin më të shpejtë në botë.
Ai arriti një shpejtësi prej 1,260 metra në minutë ose 75 kilometra në orë. Shpejtësia rekord u regjistrua gjatë një prove të ashensorit në Qendrën Financiare të CTF, një kullë 530 metra e lartë në qytetin Guangzhou, Kinë.
Në maj, ashensori arriti një shpejtësi maksimale prej 1,200 metra në minutë ose 72 kilometra në orë si shpejtësia e saj nominale dhe tani është në fazën përfundimtare të rregullimit. Arritja është regjistruar nga Mbikëqyrja dhe Inspektimi Kombëtar i Cilësisë së Ashensorëve, një organ publik i akreditimit të ashensorëve.
Por për shkak se testi u krye për zhvillimin e teknologjisë së ashensorëve Hitachi, ashensori në Guangzhou kur është në shërbim do të funksionojë vetëm me shpejtësinë e vlerësuar prej 72 kilometrash në orë. ‘Hitachi’ thotë se do të përdorë arritjet e reja në teknologjinë e ashensorëve për zhvillimin e ardhshëm të produkteve për ashensorë me cilësi më të lartë në punë.