Kompania MSC Cruises bëri të ditura planet e saj për ndërtimin e anijes së re të klasit botëror, e cila do të mbajë më shumë pasagjerë se çdo anije tjetër.
Ajo do të ketë 2,760 kabina dhe do të mbajë maksimumi 6,850 njerëz, do të ketë vend për 70 udhëtarë më shumë sesa mbajtësi i tanishëm i rekordit, Royal Caribbean's Harmony of the Seas, e cila ka një kapacitet prej 6.780.
Sipas prodhuesve, struktura në formën e “Y”-së do të mundësojë pamje panoramike të detit, si dhe do të rrisë përqindjen e kabinave. Përshkruar nga MSC si “anijet turistike më moderne dhe më të avancuara teknologjikisht në botë”, harqet e tyre janë projektuar për të përmirësuar më tej stabilitetin dhe hidrodinamikën.
Më shumë se 1.080 metra në gjatësi, inovacionet e tjera anësore të anijes përfshijnë "fshatra" miqësorë familjarë, një kuvertë panoramike në natyrë dhe një sallë pritjeje prej xhami. Ka plane që katër anije të kësaj madhësie të ndërtohen ndërmjet viteve 2022 dhe 2026.