Hyperloop do te lidhe Parisin dhe Amsterdamin per 30 min
Çfarë do të ndodhte nëse njerëzit mund të udhëtonin midis qyteteve më të mëdha të Evropës për më pak se një orë?
Ky është vizioni i një ekipi studentësh hollandezë ekipit të inxhinierisë që punojnë në Hyperloop Delft, një projekt që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si udhëtojnë europianët.
Gjatë tetë muajve të fundit, ata kanë dizenjuar ‘pode’ pasagjerësh për Hyperloop, një mënyrë e re inovative transporti. Ata janë vetëm një nga mbi 500 skuadra të tilla, në vende të largëta si Pakistani dhe Afrika e Jugut, duke punuar për të prodhuar dizenjot për këtë mënyrë të re të transportit. Puna e tyre është frymëzuar dhe nisur nga sipërmarrësi miliarder Elon Musk, themelues i Tesla Motors dhe SpaceX.
Pak ditë më parë, struktura e parë e testimit të Hyperloopit Evropian u zbulua nga Hardt (Delft Hyperloop) në Universitetin Teknik të Delft në Holandë. Hardt u themelua si një kompani nga disa prej fituesve nga konkurrsi Hyperloop One i mbajtur më herët këtë vit.
Hardt, së bashku me kompaninë europiane të ndërtimit BAM, kanë ndërtuar një objekt testimi me një gjatësi 30 metra dhe diametër rreth 3.2 m. Hyperloop Transportation Technologies (HTT) është një shoqatë e veçantë nga Hyperloop One, e cila punon si një zhvillues global i kërkimit të teknologjisë së transportit.
Sistemi i trenave super të shpejtë është një tub vakumi pa ajër, ku podet nxiten nga magnet. Shpejtësia e madhe është e mundur për shkak të parimit të rezistencës brenda tubit, që do të thotë se udhëtimet lidhëse midis Amsterdamit dhe Parisit do të zgjasin vetëm 30 minuta.