×
Secondary Adv

Shkencetaret krijojne cipin e pare 5 nanometer

Share on Google+

Kompjuteri i parë dixhital i botës u përhap në një dhomë 167 metër katror dhe peshonte 50 ton. 

 

Që atëherë, kompjuterët janë rritur në mënyrë të vazhdueshme duke vërtetuar të vërtetën e ligjit Moore, i cili thotë se numri i transistorëve për inç katror të një çipi gjysmëpërçues do të dyfishohet çdo 18 muaj. 

 

Nga të gjitha sistemet kompjuterike, ato që prekin më së shumti këdo janë smartfonat. Ne duam që ata të jenë më të ‘mençur’, më të lehtë, më të lëmuar dhe më e rëndësishmja, të kenë një bateri të qëndrueshme. Teknologjia më e përparuar gjysmëpërçuese sot prodhon procesorë 10 nanometër, por udhëheqësi i teknologjisë, IBM tashmë po studion proceset e çipeve me 5 nanometra, që do të inkorporojnë 30 miliard transistorë në një çip të vetëm me madhësinë e një thoi.

Ndërsa pjesa më e madhe e botës kishte frikë nga fundi i ligjit të Moorit, IBM Research bashkëpunoi me GLOBALFOUNDRIES dhe Samsung për të krijuar tranzitin më të vogël në botë. Procesi i ri quhet Gate-all-Around (GAA) që kalon nga arkitektura vertikale në horizontale, që përdor grumbuj nanostrukturash silici për të mundësuar një portë të katërt në tranzitor. Procesi GAA përmirëson performancën nga teknologjia 10 nanometër me rreth 40 për qind, duke konsumuar të njëjtën sasi të energjisë. 


Më të lexuarat