×
Secondary Adv

Kjo makine autonome e se ardhmes pershtatet sipas deshires se pasagjereve

Share on Google+

Kompania Suedeze prezantoi gjatë një panairi në Shangai një makinë që nuk e keni parë ndonjëherë.

 

E quajtur InMotion, ajo nuk duket në fakt aspak si një makinë. Dizajnuesit e saj e shohin atë si një vizion se si ne mund të udhëtojmë në mënyrë të sigurtë në të ardhmen pa pasur nevojë për një makinë dhe pa shofer.

 

Makina përmban një pjesë të brendshme fleksibël që mund të përshtatet sipas nevojave të pasagjerëve, nëse ata kanë një takim biznesi, takim me miqtë ose janë duke shkuar në punë. Përdoruesit, përmes një aplikacioni vendosin se si duan që të duket interieri i tyre, duke kontrolluar lëvizjet e ndenjëseve, pozicionin dhe ndriçimin e ambientit.

Z. Jonas Hernqvist, Nënkryetar i Shitjes dhe Marketingut në NEVS tha: “Ky dizajn po fillon nga një perspektivë e brendshme, me qëllim që të tregojë se si njerëzit mund t'i shtojnë cilësinë e jetës së tyre duke plotësuar kohën e udhëtimit me vlerë dhe jo duke e humbur të mbërthyer pas timonit, ndonjëherë për orë të tëra.”

InMotion është ende një mjet koncept, dhe është e paqartë nëse NEVS po planifikon të krijojë një version funksional. Gjithashtu është e paqartë se sa ajo do të kushtojë.


Më të lexuarat