Secondary Adv

Japonia krijon anijen autonome te mallrave per te ulur rrezikun e aksidenteve ne det

Share on Google+

Së shpejti anijet vetë-lundruese të mallrave mund të jenë një realitet deri në vitin 2025, sipas planeve të firmave japoneze të anijeve.

 

Këto projekte, të cilët pritet të kushtojnë dhjetëra miliarda jen (qindra milionë dollarë ose paund), do të rezultonin në një flotë prej 250 anijesh të teknologjisë së lartë. Ato do të shfrytëzojnë inteligjencën artificiale për të lundruar në det, duke planifikuar rrugët më të sigurta, më të shkurtra dhe më të lira.

 

Sistemi do të përfshijë elementë të Internetit të Gjërave (Internet of Things), që do i lejojë pajisjet të lidhen me internetin për të mbledhur të dhëna. Kjo do të lejonte programin e AI për të analizuar parashikimin e motit dhe informacione të tjera për të planifikuar rrugët më të sigurta, më të shkurtra dhe më të lira. Gjithashtu do të jetë në gjendje të monitorojë mirëmbajtjen, parashikimin e keqfunksionimeve dhe çështje të tjera para se ato të ndodhin.


Më të lexuarat