Secondary Adv

Ne shtator fillon perdorimi i rregullt i autobuave elektrike ne Finlande

Share on Google+

Bota po bëhet gjithnjë e më e automatizuar, dhe një autobuz i ri në Finlandë është dëshmi për këtë. Duke filluar nga vjeshta e vitit 2017, kryeqyteti finlandez do të prezantojë një linjë të re autobuzash autonomë të quajtur “RoboBusLine.”

 

Sipas qytetit të Helsinkit, linja “përfaqëson një ndryshim nga faza eksperimentale në shërbimin të rregullt të autobuzave elektrikë në transportin publik. Ata gjithashtu do të zvogëlojnë përdorimin e makinave në rrugë dhe do të ulin emetimet.”

 

Në gusht të vitit 2016, projekti Sohjoa (një iniciativë e financuar nga BE nga gjashtë qytetet më të mëdha në Finlandë, universitetet finlandeze dhe autoritetet e transportit) lançoi dy minibuzë EasyMile EZ10 në Helsinki. Sipas disa raportimeve iniciativa është pjesë e programit mySMARTLife të financuar nga BE, në të cilin qytetet evropiane inkurajohen të zhvillojnë lëvizshmëri efikase për energji për të reduktuar konsumin e energjisë në qytete me 10-15 për qind.

Deri më tani, minibusët elektrikë janë testuar në kushte reale të trafikut dhe do të vazhdojnë të monitorohen në zonat urbane deri në gusht 2017. Çdo autobus ka një operator në bord në rast emergjence dhe udhëton me rreth 7 mph (11 km në orë), duke mësuar rrugën dhe duke fituar njohuri gjatë tranzitit. 

 


Më të lexuarat