Secondary Adv

Kufja qe perkthen gjuhet e huaja brenda disa sekondave

Share on Google+

Kur udhëtoni jashtë vendit, mund të jetë e vështirë të komunikoni me ata që nuk flasin të njëjtën gjuhë si ju. Por fatmirësisht, këtij problemi po i vjen fundi, pasi një kompani ka lançuar një palë kufje të reja të quajtura One2One që i përkthejnë bisedat brenda disa sekondave.

 

Ato mundësohen nga sistemi i inteligjencës artificiale IBM Watson dhe do të godasin tregjet globale muajin e ardhshëm. Ato janë projektuar nga Lingmo International, një kompani teknologjie me bazë në West Gosford, Australi.

 

Paisja mbështet përkthimin e tetë gjuhëve si: anglisht, japonisht, frëngjisht, italisht, spanjisht, portugalisht braziliane, gjermanisht dhe  gjuhën kineze. Ndryshe nga shumica e pajisjeve të përkthimit, One2One nuk mbështetet në lidhjen e Bluetooth-it ose Wi-Fi, gjë që shpesh mund të ngadalësojë procesin e përkthimit.

Në vend të këtyre, ajo përdor një sistem inteligjence artificiale të IBM-së  që interpreton dhe përkthen gjuhën. Ky sistem kapërcen shumë nga sfidat kontekstuale që lidhen me gjuhët e zakonshme, si dhe kuptimin e nuancave të dialekteve lokale. Për shembull, në spanjisht, 'LL' mund të shqiptohet 'y', 'j' ose 'sh', në varësi të dialektit. Kjo lejon që ajo të përkthejë atë që po thua, pothuajse në kohë reale. One2One do të shitet pwr 179 dollarë (£ 140).


Më të lexuarat