Secondary Adv

Njihuni me nendetesen me luksoze ne bote

Share on Google+

Neyk është një mjet nënujor 18 metër, i cili mund të strehojë deri në 20 vizitorë dhe të arrijë një thellësi prej 500 metër. 

 

Nëndetësja ka një sallon, një bar, bibliotekë, ekrane LCD, dhe një kuzhinë të plotë. Krijuesit e saj pretendojnë se anija është aq e shkathët sa një peshkaqen dhe ka një motor pothuajse të pazhurmshëm.

 

Ajo do të ketë madhësi dhe modele të ndryshme, ndriçimi dhe sistemet e kondicionimit të ajrit do të jenë të dizajnuara me porosi për nevojat specifike të secilit klient. Muret e mbuluar me dru, ndriçimi modern, lavamani me shkëlqim dhe tualeti e kalojnë atë të një aeroplani standart. Neyk, një bashkëpunim mes Ocean Submarine dhe Rolls-Royce, është duke u ndërtuar në Holandë dhe prototipi i saj i parë pritet të jetë gati në janar 2018.

 


Më të lexuarat