Secondary Adv

Ja si do te jene klinikat shendetesore te se ardhmes

Share on Google+

Klinikat shëndetësore robotike dhe vetë-lëvizëse mund të bëhen një ditë realitet.

 

Një koncept i ri i quajtur ‘Aim’ shpreson të shfrytëzojë inteligjencën artificiale për të përmirësuar kujdesin e përditshëm shëndetësor, duke përdorur pajisje të mençura në shtëpi, si dhe një aplikacion mobil për të ndjekur të dhënat e pacientit.

 

Me një klinikë autonome, pacientët mund të kenë akses në diagnostifikim edhe nëse ata nuk mund ta bëjnë atë tek mjeku, duke përfshirë edhe termografinë, imazhin dhe analizën e frymëmarrjes. Madje, mund të ofrojë edhe transportin e urgjencës nëse është e nevojshme.

‘Aim’ e  projektuar nga firma me bazë në Seattle, Artefact, është projektuar për të ndihmuar në kapërcimin e disa prej sfidave të kujdesit shëndetësor, duke përfshirë mungesën e përbashkët të të dhënave të pacientëve si rezultat i burimeve të fragmentuara. Klinika autonome e sistemit është e pajisur me një shkallë të ndjeshme të tensionit të ndërtuar për të matur peshën, BMI-në, balancën dhe sjelljen, sipas firmës.

Ajo gjithashtu ka një vend për të kryer analizat akustike të frymëmarrjes dhe ritmit kardiak. Në këtë klinikë, pacientët mund të konsultohen me një specialist ose të marrin transport të menjëhershëm në dhomën e urgjencës për të shkurtuar kohën e kaluar para se të kishin qasje në trajtim. Sipas firmës ky koncept synon të bëjë kujdesin shëndetësor shumë më efektiv dhe efikas, duke tejkaluar më mirë hendekun mes pacientëve dhe mjekëve.


Më të lexuarat