Secondary Adv

Anija me e madhe e konteniereve ne bote

Share on Google+

Anija më e madhe e kontenierëve në botë, OOCL Hong Kong ka ndaluar pas 17 vitesh në Portin e Felixstowe, në Britani.

 

Ajo mund të mbajë deri në 21,000 kontejnerë nga 6 metër dhe peshon 210.890 ton. Anija është e ngarkuar me makina, pjesë makinerie, makineri të rënda dhe mallra elektrike nga Azia.

 

Super anija u ndërtua në Korenë e Jugut nga ‘Samsung Heavy Industries’,është 400 metra e gjatë dhe ka një gjerësi prej 58.8 metrash. Ajo u kthye në Britani të Madhe si pjesë e Aleancës së Oqeanit, marrëveshja më e madhe operacionale midis kompanive të transportit detar.

Anija do të jetë ‘nyja kryesore e Britanisë së Madhe’ për Aleancën e Oqeanit, e cila ofron 17 shërbime në tregjet e Azisë, Europës veriore, Mesdheut, Detit të Kuq dhe Lindjes së Mesme dhe 23 shërbime në tregjet e Amerikës Veriore. Richard Hew, Drejtor Menaxhues i OOCL tha: “Ne me të vërtetë shpresojmë që të punojmë më ngushtë me klientët tanë, partnerët e biznesit dhe me komunitetin e portit,  në zhvillimin e sinergjive tona për rritje.”


Më të lexuarat