Secondary Adv

Franca synon te ktheje ne autonome trenat e shpejtesise se larte brenda 7 viteve

Share on Google+

Në Francë trenat e shpejtësisë së lartë, së shpejti mund të jenë autonomë. Kompania hekurudhore SNCF ka në plan t’i testojë ata në vitin 2019, me shpresën se trenat TGV do të jenë në funksion 4 vjet pas kësaj.

 

Presidenti i SNCF Guillaume Pepy tha: “Nëse projekti është i suksesshëm, ne do të jemi operatori i parë në botë që drejton një tren  autonom të shpejtësisë të lartë. Ja se si do të punonin ata: trenat, që momentalisht udhëtojnë me shpejtësi deri në 320 km/h do të pajisen me sensorë për të punuar pa problem në rrugët e francës.

 

Teknologjia do t’i  ndihmonte trenat të zbulonin pengesat dhe të frenonin automatikisht. Trenat gjithashtu mund të pilotlohen nga distanca, megjithëse një shofer do të ishte ende i pranishëm të paktën fillimisht për rastet emergjente. Shoferët në bord do të menaxhojnë gjithashtu hapjen dhe mbylljen e dyerve.

Nëpërmjet trenave autonomë, SNCF shpreson të rritë frekuencën dhe shpejtësinë e udhëtimeve TGV, veçanërisht rreth Parisit. Ata mendojnë se trenat e automatizuar mund të rrisin numrin e udhëtimeve midis kryeqytetit të vendit dhe Lionit me 25 për qind.  Provat e para të prototipit do të transportonin mallra, kurse pasagjerët mund të hynin në bord rreth vitit 2023.


Më të lexuarat