Secondary Adv

Ky sistem hipersonik i transportit publik lidh Londren me Edinburgun per 8 minuta

Share on Google+

Njerëzit së shpejti mund të udhëtojnë nga Londra në Edinburg për tetë minuta, sipas Hyper Chariot, një kompani që ka bërë të ditura planet e saj për të ndërtuar një sistem të ri transporti.

 

Ai do të ketë një shpejtësi rreth 4000m/h (6,400 km/h), do të sigurojë energji nëpërmjet paneleve diellore dhe do të jetë ekologjik (zero emetime). Kompania dëshiron që rrjeti të jetë plotësisht funksional deri në vitin 2040 dhe ka në plan të  zbulojnë një demonstrim të punës së konceptit, të quajtur 'The Velocitator', në vitin 2021.

Një zëdhënës i Hyper Chariot tha se biletat për një udhëtim tetë minuta do të ishin 'shumë konkurruese', për shembull nga Londra në Edinburg do  të kushtonte rreth £ 100 ($ 127). Themeluesit e tij Nick dhe Joanna Garzilli thanë se do të krijojnë qendrën e parë të testimit vitin e ardhshëm. Çifti aktualisht po kërkon investitorë privatë dhe thotë se tashmë kanë investuar rreth 1 milion dollarë ($ 789 000) të fondeve të tyre personale në projekt.


Më të lexuarat