Secondary Adv

Harrojeni pastrimin e rrobave tuaja, kjo paisje e ben kete per ju

Share on Google+

Kompania ‘Panasonic’ ka krijuar një varëse rrobash që largon aromën e keqe nga këmishat apo xhaketat, duke lëshuar në ajrin rreth veshjes nanogrimca.

 

E quajtur Deodorant Hanger MS, paisja zvogëlon intesitetin e aromave brenda 5 orëve dhe sipas firmës japoneze ajo punon veçanërisht mirë për të eliminuar erën e tymit, djersës dhe mishit të pjekur në skarë.

 

Sistemi kërkon një burim energjie që lidhet me një prizë në mur, por pajisja gjithashtu përfshin edhe paketën e baterive në rast se përdoruesit nuk e kanë një prizë elektrike.

Ekziston një modalitet normal që funksionon për rreth pesë orë për të eliminuar erë nga rrobat dhe gjithashtu një modalitet shtatë orë për aromat më të dëmshme si p.sh. poleni. Konsumatorët thjesht e vendosin këmishën ose xhaketën në varëse dhe shtypnin butonin 'on'. Deodorant Hanger është në dispozicion për 20,000 jen, që është rreth 180 dollarë, por është në dispozicion vetëm në Japoni për momentin.

 


Më të lexuarat