Secondary Adv

Berlin, instalohet ashensori i pare ne bote pa litar dhe me shume drejtime

Share on Google+

Kompania gjermane ‘ThyssenKrupp Multi’ do të instalojë në një projekt në Berlin ashensorin e parë në botë pa litar dhe që operon në shumë drejtime.

 

Siç e dini, ashensorët punojnë duke lëvizur një kabinë lart dhe poshtë, në drejtim plotësisht vertikal, duke përdorur kabllo.  Por, “Multi” nga ana tjetër e imagjinon ashensorin më shumë si një sistem metroje. Kabina udhëton lart e poshtë, si dhe anash. Secili sistem përfshin kabina të shumëfishta, të cilat e marrin energjinë nga motorët linearë të induksionit. Nëse nuk e bëmë atë të qartë, ky ashensor mund të lëvizë edhe anash!

 

Kabinat punojnë në një pistë të caktuar si një sistem metroje. Ato vetë janë më të vogla dhe më të ngadalshme se sa një sistem tradicional i ashensorëve, por aftësia për kabina të shumëfishta do të thotë kohë më e shkurtër pritjeje.

Kompania përdor teknologjinë magnetike të ngritjes në ajër, e njohur si maglev. Ajo është e afërt me atë që përdoret në disa sisteme hekurudhore dhe lejon kalimin e kabinave në hekurudhë në vend të rrotullimit.

Ky ashensor me shumë drejtime është shumë i mirë për mjedisin. Multi do të reduktojë kostot e energjisë në ndërtesa duke përfshirë një sistem, i cili redukton kërkesën për energji maksimale deri në 60% duke u dhënë mundësi ndërtesave për të reduktuar emetimet. "East Side Toëer" do të jetë një nga ndërtesat kryesore mjedisore dhe inovative. Do të jetë e lartë 140 metër dhe pritet të përfundojë në vitin 2020.


Më të lexuarat