Secondary Adv

Tenda qe reagon ndaj diellit, drites dhe levizjeve

Share on Google+

Një nga institucionet më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të dedikuara vetëm artit bashkëkohor, MoMA PS1 sapo ka përfunduar një nga instalimet më të bukura deri tani.

 

Muzeu i arteve bashkëkohore me qendër në Long Island përfundoi ndërtimin e Lumen, një instalim i plotë dhe ndërveprues i bërë me tenda diellore që shkëlqejnë natën. Projektuar nga Jenny Sabin Studio, Lumen reagon ndaj dritës, nxehtëisë dhe lëvizjeve, duke krijuar mjedise të ndryshme, tërheqëse nga dita në natë.

 

E vendosur për t'u hapur për publikun të enjten, më 29 qershor, Lumen do të jetë në oborrin e MoMA PS1 gjatë verës 2017.  Tenda futuristike u zgjodh si fituesja e Muzeut të Artit Modern dhe Programit vjetor të Arkitektëve Young Architects të MoMA PS1, që sfidon dizenjuesit të krijojnë në natyrë një instalacion të përkohshëm, që adreson çështjet mjedisore.

 ‘Jenny Sabin Studio’ ka projektuar Lumen me fibra dixhitale, të bëra nga tekstile foto- luminishente të riciklueshme që thithin energjinë diellore gjatë ditës dhe emetojnë ngjyra të ndezura gjatë natës si: të kaltër, rozë dhe purpur.


Më të lexuarat