Secondary Adv

Roboti qe mund te luaje deri ne 5000 pjese muzikore pa ndihmen e nje njeriu

Share on Google+

Studiuesit kanë zhvilluar një robot që mund të shkruajë dhe të luajë kompozimet e veta muzikore duke përdorur inteligjencën artificiale.

 

Roboti, i quajtur Shimon, me katër krahw dhe tetë shkopinj mund të luajë muzikwn dhe akordet në marimba. Ai gjithashtu mendon më tepër si një muzikant njerëzor, duke u fokusuar më pak në notwn tjetër, dhe më shumë mbi strukturën e përgjithshme të kompozimit.

 

Hulumtuesit nga Instituti i Teknologjisë i Gjeorgjisë në SHBA ‘ushqyen’ robotin me rreth 5.000 këngë të kompletuara nga Beethoveni, Beatles deri te Lady Gaga dhe me më shumë se dy milion motive. Përveç dhënies së katër masave të para për t’i përdorur si pikënisje, asnjë njeri nuk ishte i përfshirë në kompozimin apo në performancën e muzikës tw luajtur nga roboti.

“Pasi Shimon mëson të katër masat që ne i japim, ai krijon sekuencën e vet të koncepteve dhe kompozon pjesën e vet,” tha në një deklaratë Mason Bretan, student i doktoraturës në Institutin e Teknologjisë të Gjeorgjisë.

 


Më të lexuarat