×
Secondary Adv

Keta drona ndihmojne ne luften kunder shpyllezimit duke mbjelle 100,000 peme ne dite

Share on Google+

Në ditët e sotme shpyllëzimi është një problem i madh, por dronët mund të ndihmojnë në zgjidhjen e tij. Është matematikë e thjeshtë. Ne presim rreth 15 miliardë pemë në vit dhe mbjellim rreth 9 miliardë. Pra, ka një humbje neto prej 6 miliardë pemë në vit.

 

Procesi i mbjelljes së pemëve është i ngadalshëm dhe i shtrenjtë. Për të mbajtur rritmin me traktorë dhe buldozerë duhen pastruar zona te medha toke, por ne kemi nevojë për një zgjidhje në shkallë industriale. Për shembull, një dron që mund të mbjellë deri në 100,000 pemë në ditë.

 

BioCarbon Engineering, një kompani me bazë në Britani e mbështetur nga prodhuesi i dronëve Parrot, ka krijuar një metodë për të mbjellë pemë shpejt dhe me çmim të ulët. Jo vetëm kaq, por pemët gjithashtu mund të mbillen edhe në zona të cilat janë të paarritshme.

Së pari një dron skanon topografinë për të krijuar një hartë 3D. Pastaj modeli më efikas i mbjelljes  për atë zonë llogaritet duke përdorur algoritme. Droni, i cili mban 300 mbajtëse të farave mbulon 1 hektar në 18 minuta. Një skuadër me 60 dronë mund të mbjellë 1 miliard pemë në vit. Dronët do të përdoren në zona që e bëjnë të pamundur mbjelljen me dorë ose me makina të bazuara në tokë.


Më të lexuarat