Secondary Adv

Firma japoneze Shimizu po planifikon ndertimin e qyteteve nenujore ne 2030

Share on Google+

Shimizu Corporation një firmë me bazë në Tokio ka zbuluar konceptet ambicioze për ndërtimin e qyteteve futuristike. Të quajtura Spiralet e Oqeanit, qytetet do të jenë disa struktura masive që do të lundrojnë në oqeane në kushtet ekstreme të motit në tokë.

 


Në tokë cdo gjë është kolonizuar, shkretëtira, pyjet, malet dhe shumë vende të tjera, ne jemi në gjëndje ende që të vërtetojmë që mund të jetojnë edhe në vëndet më të pasura të planetit tonë, përkatësisht në oqeane, të cilat mbulojnë 71 për qind të sipërfaqes së planetin tonë. Së fundmi është kompania japonezë Shimizu Corporation që ka zbuluar planet për qytete të tëra lundruese që mund veprojnë në sipërfaqe dhe nën ujë. Duke përdorur një sërë teknologjish të përparuara, sferat e mëdha mund të strehojnë 5000 njerëz dhe gjithashtu të kryejnë hulumtime në shtratin e detit.

 


Kompania japoneze e ndërtimit shpalos planet për një qytet modern të quajtur Atlantis. Cdo sferë do të jetë rreth 1.600 metra katrorë dhe do të mund të strehojnë deri në 5000 njerëz. Sferat do të vendoset në krye të spiraleve 4 klilometra të thella dhe me një stacion kërkimor mbi shtratin e detit. Në sferën 1.600 metra katrorë dhe me diametër 500 metra do të ketë shtëpi tradicionale, hotele, hapësira banimi dhe komplekse komerciale të ndryshme.
Konceptet futuristike janë hartuar nga kompania Shimizu në Tokio, në partneritet me Universitetin e Tokios dhe Agjensinë Japoneze të Shkencës dhe Teknologjisë Detare dhe të Tokës (Jamstec). Spiralet do të formojnë një rrugë 15 km dhe do të lidhen me një ndërtesë në katin e oqeanit, e cila mund të shërbejë si një fabrikë për zhvillimin e burimeve që mund të mbledhin metale të rralla.

 


Dizajni i tyre është mjaft i vecantë dhe për disa shkencëtarë këto koncepte futuristike të quajtura Spiralet e Oqeanit do të kenë aftësinë që të mbijetojnë kushteve ekstreme të motit si edhe t’u rezistojnë tërmeteve, të cilat janë mjaft të zakonshme në Japoni. Shimizu thotë se organizmat e quajtur mikro metanogjenet (Methanogens janë një grup i rëndësishëm i mikroorganizmave që prodhojnë metan si pasojë e një efekti anësor të metabolizmit në kushte anaerobe), të cilat mund të përdoret për të kthyer dioksidin e karbonit të kapur në sipërfaqe, në metan.

 


Ndryshimi i temperaturës së ujit në zona të caktuara dhe presioni ndërmjet tyre në fund të oqeanit mund të përdoret për të gjeneruar energji. Në këto qytetë nën ujore njerëzit mund të jetojnë dhe të punojnë. Gjatë motit të keq sferat do të jetë të zhytura nën ujë. Qyteti është i vecantë dhe i papërshkueshëm nga uji, kështu që i tërë objekti mund të zhytet dhe vetëm një pjesë e vogël e tij mund të jetë e ekspozuar mbi det.
Për të ndërtuar strukturat masive, kompania synon të përdorë printera 3D industrialë të mesëm, me rrëshirë duke zëvëndësuar materialet e tjera, të tilla si betoni. Kompania Shimizu thotë se për të ndërtuar vetëm sferën e parë duhen 25,5 miliard dollarë dhe e para do të mund të përfundojë në 2030.


Më të lexuarat