×
Secondary Adv

Provinca kineze prodhon brenda 7 diteve 100 per qind te energjise nga burime te rinovueshme

Share on Google+

Qytete në mbarë botën po përpiqen të ndalojnë përdorimin e lëndëve djegëse për prodhimin e energjisë elektrike deri në vitin 2050 ose më herët.

 

Por provinca kineze e Qinghait tashmë e ka arritur këtë qëllim.Për shtatë ditë, nga data 17 deri në 23 qershor, rajoni prodhoi 100% të energjisë nga burime të rinovueshme (dielli, era, uji).

 

Provinca, e cila është shtëpia e më shumë se pesë milionë njerëzve gjeneroi energji të rinovueshme ekuivalentin e 535,000 ton qymyri, pa emetimet e karbonit që ndotin ajrin. Korporata shtetërore e Kinës e zhvilloi këtë provë në provincën Qinghai për të treguar se lëndët djegëse nuk janë një komponent i domosdoshëm për të ardhmen tonë të energjisë.

Për një jave krahina e prodhoi energjinë e saj  72.3 përqind nga hidrocentralet dhe pjesa tjetër nga burime si dielli dhe era. Gjatë javës, populli i Qinghait konsumoi 1.1 miliard kilovat orë energji elektrike (kWh). Provinca është shtëpia e hidrocentralit Laxiwa, i cili gjeneron 10.2 miliardë kWh në vit, dhe Parkut diellor  Longyangxia, i cili që nga shkurti i këtij viti ishte ferma më e madhe diellore në botë. Qeveria thuhet se do të investojë rreth 370 miliardë dollarë në energjinë e rinovueshme gjatë tre viteve të ardhshme, duke krijuar mbi 13 milion vende pune.


Më të lexuarat