×
Secondary Adv

Temperatura ne Iran arrin 53.7 grade, me e larta ne bote

Share on Google+

Kur bëhet fjalë për ndryshimet klimatike dhe ngrohjen globale, Planet Toka ka dëshmuar ndryshime të panumërta dhe shumica e tyre kanë qenë mjaft negative.

 

Si rezultat i ngrohjes globale, planeti ynë ka shënuar një rritje të lartë të temperaturave dhe tani në disa vende ato janë mbi 50 gradë Celsius. Aktualisht, një qytet në jugperëndim të Iranit ka kryesuar listën e vendeve me klimën më të nxehtë.Ditën e enjte, qyteti i Ahvazit regjistroi një temperaturë të lartë prej 53.7 gradë Celsius (128.7 gradë Fahrenheit).

 

Kjo temperaturë u përshkallëzua më tej duke arritur në 54 gradë Celsius, e cila ishte edhe më e lartë se temperatura e regjistruar më parë, duke e bërë kështu Iranin vendin më të nxehtë në botë. Sipas USA Today, indeksi i nxehtësisë, i cili merr parasysh edhe lagështinë, ishte edhe më i lartë duke arritur 142F (61.1C). 

Ai erdhi shumë pranë rekordit botëror 134F (56.6C) të vendosur në Death Valley, Kaliforni në vitin  1913. Temperaturat ekstreme të larta u theksuan nga Etienne Kapikian, një meteorolog francez. Sipas analizës në gazetën ‘Nature Climate Change’ dështimi për të ulur gazet serë mund të sjellë që tre në katër njerëz të përballen me kërcënimin e  vdekjes nga nxehtësia deri në vitin 2100.


Më të lexuarat