Projekti 121 milion dollare per ndertimin e muzeut te artit ne Paris
Manjaku francez i mallrave të luksit François Pinault dhe arkitekti japonez Tadao Ando do të transformojnë ndërtesën “Bourse de Commerce” në Paris, në një galeri të re arti.
Ajo do të ketë një sipërfaqe rreth 2,900 metër katror. “Në krijimin e këtij muzeu të ri, unë po shkruaj kapitullin e ardhshëm të projektit tim kulturor, qëllimi i të cilit është të ndajë pasionin tim për artin bashkëkohor me një audiencë sa më të gjerë të jetë e mundur”, tha Pinault.
Ai tashmë zotëron shtëpinë e ankandit të Christie dhe dy muzeumet në Venedik me ndërhyrjet e Ando. Ndërtesa e mbrojtur thuhet të jetë e frymëzuar nga Panteoni i Romës dhe përmban një kube qelqi të ngritur dhe afreske të përpunuara. Ando do të vendosë një strukturë cilindrike me tre nivele brenda ndërtesës rumbullake historike për të krijuar hapësirën e galerisë për veprat e artit nga koleksioni i Pinault me 3.000 copë, si dhe një auditor nëntokësor. Mendohet të hapet në fillim të vitit 2019, muzeu i ri pritet të kushtojë rreth 108 milionë euro (121 milionë dollarë).