×
Secondary Adv

Inovacionet me te medha inxhinierike te vitit 2017

Share on Google+

Ne kemi kaluar tashmë pothuajse gjysmën e vitit 2017. Megjithëse mund të duket sikur viti po kalon shpejt, inxhinierët dhe shkencëtarët kanë punuar shumë për risitë teknologjike të së ardhmes.

 

Këtu po ju listojmë risitë më të mëdha inxhinierike të 2017-ës  deri më tani. Ato janë:

 

1.Kina ndërton fermën lundruese me panele diellorë më të madhe në botë

Ferma me panele diellorë më e madhe lundruese në botë hyri në veprim në muajin maj. Impianti 40 MW do të furnizojë me energji mbi 6,500 shtëpi.

 

2. Dy kompjuterë kuantikë përballen për herë të parë në histori 

Në fillim të këtij viti, hulumtuesit në Universitetin Cornell vendosën dy kompjuterë kuantikë kundër njëri-tjetrit në një betejë epike virtuale. Sfida ishte për të zgjidhur një algoritëm për të krahasuar dhe përcaktuar se cili kompjuter kuantik është më i efektshmi. Të dy kompjuterat janë kompjutera kuantike 5-qubit të cilët veprojnë në dy platforma krejtësisht të ndryshme.

Të dy kompjuterët konkurues u projektuan në mënyra krejtësisht të ndryshme me metoda krejtësisht të ndryshme. Dallimet në kompjutera e bënin atë veçanërisht intriguese për shkencëtarët për të provuar se cili prej tyre është më i mirë.

 

3. SpaceX për herë të parë lançon në hapësirë një raketë të ripërdorur  

Kompania është e mirënjohur për ripërdorimin e raketave të saj dhe tani, ajo ka lançuar me sukses në hapësirë për herë të parë një raketë të ripërdorur.

 

4. Tesla thyen rekord për përshpejtimin e makinave  

Një tjetër rekord botëror në vitin 2017; Tesla thyen rekordin e përshpejtimit të makinave. Në fillim të shkurtit, Modeli S P100D i Tesla thyen rekordin botëror të të gjitha kohërave të Motor Trend për përshpejtimin më të shpejtë të një makine duke shkuar nga 0 deri 97 kph në vetëm 2.28 sekonda.Sipas Motor Trend, modeli Tesla S P100D është makina më e shpejtë e prodhimit në botë në botë.

 

5. India thyen rekord pas lançimit të 104 satelitëve në një raketë 

Në këtë listë është edhe agjencia hapësinore e Indisë, e cila lançoi në hapësirë një raketë që mbante një ngarkesë rekord, 104 satelitë.


Më të lexuarat