Unaza inteligjente qe ju lejon te paguani apo te hapni kompjuterin me nje levizje te gishtit
Së fundmi hulumtuesit kanë krijuar një unazë të re ‘inteligjente’ që i lejon përdoruesit të bëjnë pagesa, të hapin kompjuterin apo derën e shtëpisë me një lëvizje te gishtit.
Ndërsa ju mund të mendoni se unaza 250 dollarëshe do të ishte një objektiv i lehtë për hajdutët, pajisja funksionon vetëm kur identiteti i përdoruesit vërtetohet me një sërë gjestesh.
Unaza Token është një unazë argjendi e pastër që integrohet me MasterCard, Microsoft, Visa dhe FitPay, duke i lejuar përdoruesit të bëjnë pagesa. Unaza përmban një sensor të gjurmëve të gishtit dhe një sensor të afërsisë optike për të siguruar që vetëm pronari mund ta përdorë atë. Përmes një aplikacioni, përdoruesit mund të bashkojnë unazën dhe informacionin e tyre biometrik me pajisje të tjera, duke përfshirë kartat e kreditit dhe çelësat e shtëpisë. Në mëngjes, përdoruesi verifikon identitetin e tij me një skan të gjurmëve të gishtave dhe pastaj gjatë gjithë ditës nxitet të kryejë një sërë gjestesh.
Dhe nëse unaza hiqet, përdoruesi duhet ta riaktivizojë atë me një tjetër skanim të gjurmëve të gishtave. Sipas deklaratës, unaza do të lidhet me një gamë të gjerë pajisjesh, duke përfshirë shumicën e kartave të kreditit, shumë sisteme të ndezjes së makinave, fjalëkalime, karta udhëtimi etj.
Thuhet se bateria e unazës do të zgjasë deri në dy javë para se të ketë nevojë të rimbushet. Unaza është gjithashtu e papërshkueshme nga uji deri në 50 metra, duke zvogëluar nevojën që përdoruesit ta heqin atë. Unaza, e cila është në dispozicion në tre ngjyra: e zezë, rozë dhe e bardhë është në dispozicion për t’u porositur nga sot, me një çmim fillestar 249 dollarë (£ 193).