Tesla do te instaloje baterine me te madhe te litiumit ne bote ne Australine e Jugut
Tesla ka njoftuar për një partneritet historik me qeverinë e Australisë Jugore për të ndërtuar një fabrikë të ruajtes së energjisë me kapacitet 100KëH. Australia e Jugut, vitete e fundit është goditur nga kushtet ekstreme të motit, të cilat kanë dëmtuar infrastrukturën kryesore të energjisë, duke rezultuar në ndërprerje të zgjatura në të gjithë vendin.
Qeveria u angazhua në një proces që bën thirrje për shprehje interesi nga industria ndërkombëtare e energjisë duke kërkuar zgjidhje për problemin. Nga 91 propozimet e pranuara, Tesla u shpall fituese këtë javë.
Kompania do të ndërtojë një sistem Poëerpack 100 MW/129 MWh në bashkëpunim me ofruesin francez të energjisë së rinovueshme Hornsdale Wind Farm Neoen. Kjo zgjidhje revolucionare e energjisë do të vendoset pranë Jamestoën, Australia Jugore. Sistemi i Teslas do të ngarkohet nga energjia e ripërtërishme që sigurohet nga era dhe më pas do e kthejë energjinë elektrike në rrjetin elektrik gjatë orëve të pikut. I gjithë sistemi i baterisë me jone litiumi siguron energji të qëndrueshme të gjelbër në shkallë të gjerë.
Sistemi pritet të jetë në funksionim para fundit të vitit dhe do të jetë projekti më i madh i këtij lloji në të gjithë botën. Më shumë se 30,000 shtëpi mund të furnizohen me energji nga ky sistem. Ai duket si një grup i madh me kuti, të cilat kanë përmasat e një frigoriferi, secila peshon 1200 kilogram.