×
Secondary Adv

Koreja e Jugut nderton impiantin e pare diellor rrotullues ne bote

Share on Google+

Një kompani lidere në prodhimin e energjisë diellore në Korenë e Jugut, javën e kaluar zbuloi planet për të ndërtuar parkun më të madh diellor, rrotullues në botë në një rezervuar në vend.

 

Impianti do të ketë një kapacitet prodhues prej rreth 2.67 megavat. Parku diellor do të kompletohet deri në nëntor në një rezervuar në Deok. Panelet do të notojnë mbi ujë  dhe do të ndjekin diellin me anë të disa paisjeve të veçanta të lundrimit dhe motorëve të bashkangjitur në modulet fotovoltaike.

Sipas zhvilluesit, teknologjia prodhon 22 për qind më shumë energji diellore në krahasim me një instalim fiks në tokë, si dhe një rritje prej 16 për qind krahasuar me një grup diellor tipik lundrues.

Për të ndihmuar Korenë e Jugut të largohet nga burimet e "pista" të prodhimit të energjisë, si ato bërthamore dhe qymyri, Solkiss do të instalojë më shumë ferma diellore rrotulluese në vende të qëndrueshme të rezervuarit në të gjithë vendin.


Më të lexuarat