Deri ne 2040 Franca do te ndaloje qarkullimin e mjeteve me nafte dhe benzine
Presidenti i ri francez, Emmanuel Macron, dëshiron ta bëjë vendin e tij neutral ndaj dioksidit karbonit deri në vitin 2050. Për të punuar drejt këtij qëllimi, ministri i mjedisit Nikolla Hulot sapo zbuloi planet për të ndaluar totalisht të gjitha automjetet që operojnë me naftë dhe benzinë deri në vitin 2040.
Automjetet me benzinë dhe naftë mund të ‘eleminohen’ nga rrugët franceze brenda 23 vitesh. Huloti tha se vendi do të ndalojë mjetet ndotëse dhe ka disa plane për ta bërë tranzicionin pak më të lehtë. Ai tha se kjo do të shkaktonte ngarkesë mbi prodhuesit e makinave në Francë, por qeveria ka disa projekte që "mund ta përmbushin atë premtim".
Familjeve me të ardhura më të ulëta do tu jepen shpërblime në mënyrë që ata të jenë në gjendje të zëvendësojnë automjetet me lëndë djegëse me ato ekologjike. Ky nuk është qëllimi i vetëm që zbuloi Huloti. Ai tha gjithashtu se Franca do të ndalonte djegien e qymyrit për energji në rreth pesë vjet, në vitin 2022. Deri në katër miliard euro, rreth 4.5 miliard dollarë, do të investohen në efikasitetin e energjisë. Këto objektiva janë pjesë e një plani pesëvjeçar për të rritur energjinë e pastër dhe për të përmbushur synimet e Francës sipas Marrëveshjes së Parisit.