Ndertesa me e madhe komerciale prej druri po ndertohet ne Australi
Ndërtimet e drurit janë duke u rritur me shpejtësi në mjediset urbane në të gjithë botën dhe tani, Sidnei është ‘shtëpia’ e ndërtesës më të madhe komerciale plotësisht prej druri në Australi.
E projektuar nga ‘Tzannes Architects’, ajo është një ndërtesë e bukur me shtatë kate e vendosur midis Barangaroo-s jugor dhe zemrës historike të qytetit.
Me përjashtim të katit të parë, i cili është i bërë nga betoni tradicional, pjesa tjetër e ndërtesës është ndërtuar me lëndë druri duke përfshirë katet, shtyllat, muret, çatinë, boshtet e ashensorit etj. Kjo ndërtesë është struktura e parë tregtare prej druri në këtë madhësi në Australi.
Arkitektët zgjodhën të përdornin drurin për shumë karakteristika të qëndrueshme të tij, por gjithashtu ishin të vendosur për të krijuar një dizajn, i cili do të shërbente si një pikë referimi për qytetin.