Miracle Machine, pajisja qe shnderron ujin ne vere!
Edhe pse tingëllon si e pabesueshmë pajisja arrin të prodhojë verë, domethënë të shndërrojë në një farë mënyre ujin në verë. Miracle Machine është projektuar nga Philip James, CEO i Lot 18 Wine club dhe është një pajisje mjaft e përshtatshme për kuzhinën tuaj. Pajisja përdor teknologjinë moderne për të shndërruar ujin në verë nëpërmjet ndihmës së koncentratit të rrushit.
Pajisja është projektuar dhe ndërtuar duke përdorur materiale të qëndrueshme me mjedisin dhe ka një formë minimaliste që shikon më së miri në çdo kuzhinë. Kontrollohet nga një aplikacion në celular që ju udhëzon për procesin e verës. Ju u duhen vetëm tre ditë dhe do mund të prodhoni verën tuaj me ndihmën e Miracle Machine, duke ndjekur receta të ndryshme dhe duke parë të gjithë procesin përmes një aplikacioni të posaçëm në iPhone, e gjitha kjo do të kushtojë vetëm 2 dollarë ndërkohë që më parë një shishe vere ju kushtonte të paktën 20 dollarë.
Aplikacioni ju lejon të zgjidhni një listë me lloje të ndryshme verërash, llojin si dhe sasinë e koncentratit së rrushit që do të vëndosni në pajisje. Më pas ju thjesht shtoni esencën dhe majanë e rrushit në pajisje, shtoni edhe 600 ml ujë dhe pastaj përdorni aplikacionin në smartphone-in tuaj për të filluar procesin. Mbas 24 orësh pajisja do t’ju lajmërojë nëpërmjet një alarmi tek aplikacioni kur vera juaj të jetë gati për tu pirë.
Miracle Machine synon që të grumbullojë fondin për financimin e projektit të tij në faqen Kickstarter, në mënyrë që të mund të sigurojë paratë e nëvojshme që kërkohen për prodhimin e pajisjeve të tilla. Nëse jeni kuriozë sesi funksionon pajisja ndiqni videon e mëposhtme.