Secondary Adv

Samsungu instalon ekranin e pare LED per kinema

Share on Google+

Ekranet LCD dhe LED janë rritur në  përmasa gjatë viteve, por ekranet më të mëdhenj janë të kufizuar në shtëpitë luksoze. Ndërkohë që shumica e kinemave në botë përdorin projektorë dixhitalë ose lazer për shfaqjet e filmave në një ekran të madh. 

 

Në mars Samsung prezantoi ekranin e parë LED me madhësinë e duhur për në kinema dhe tani më në fund ai u instalua në kinemanë e Kullës Lotte në Kore.

Ekrani LED Cinema është 10 metër i gjerë, ka një rezolucion 4K, cilësinë e fotografisë HDR me përkrahje për audion nga Harman. Niveli i ndriçimit që ekrani LED mund të mbajë është 210 herë më shumë se ai i projektorëve të filmave tradicionalë.

Ekrani me cilësi të lartë i Samsung raportohet të jetë e përkryer për përdorim më të gjerë së sa vetëm shfaqja e filmave. Mund të funksionojë në mënyrë të përkryer për ngjarjet e korporatave, koncertet, garat e lojrave dhe ngjarjet sportive. 


Më të lexuarat