Secondary Adv

Aplikacioni japonez qe kontrollon aromen e trupit tuaj

Share on Google+

Firma japoneze “Konica Minolta” ka krijuar një pajisje xhepi që ju paralajmëron për erën e pakëndshme të trupit tuaj nëpërmjet një aplikacioni.

 

Pajisja, e quajtur “KunKun Body” zbulon kimikate të veçanta që shkaktojnë aroma që lidhen me erën e djersës ose yndyrës së trupit. Ajo momentalisht është në shitje vetëm në Japoni dhe kushton 30,000 jen (265 dollarë ose 206 paund).

 

Aplikacioni dhe pajisja shoqëruese, e cila u lançua ditën e enjte përshtaten, me iOS 8 ose më të lartë, Android OS 4.3 ose më i lartë dhe Bluetooth 4.0 ose më i lartë. Ajo mund të njohë tre lloje kryesore të aromave: erë djersitjes, të plakjes dhe atë të njerëzve të shëndoshë.

Paisja funksionon me vendosjen e pajisjes së kontrollit të aromës në një nga katër lokacionet: Pas veshit, afër kokës, nën sqetull apo këmbë, dhe pastaj shtypni butonin e madh të matjes në qendër.

Pas skanimit të njërës prej këtyre katër zonave të trupit, një ‘shpërbërje” e aromës së dikujt dërgohet nëpërmjet Bluetooth në një aplikacion smartfoni dhe shfaqet në ekran për rreth 20 sekonda. Pajisja ka sensorë të gazit dhe përdor një rrjet nervor për të dalluar llojin dhe forcën e erës së zbuluar.

KunKun u zhvillua nga kompania Konica Minolta, por është ideja e Hiroshi Akiyama, 43, i cili e solli idenë në firmë sepse filloi të shqetësohej për erën e trupit të tij, pasi ajo bëhet problem për shumë burra në të 40-at.


Më të lexuarat