Bicikleta qe mund te paloset dhe te mbahet ne nje cante
Biçikleta elektrike premton ndryshim në mënyrën e jetesës në qytet dhe është një cështje e ditës në politikat që favorizojnë inisiativat dhe financimet që lehtësojnë përdorimin dhe blerjen. Biçikleta elektrike vepron si një biçikletë normale, por ka të përfshirë një batëri elektrike që mundeson ciklizmin. Kjo ju lejon për të lëvizur me më shumë lehtësi dhe gjithashtu të merreni me udhëtime të paarritshme.
Biçikleta e palosshme nuk është dicka e re në ditët e sotme por modeli më i fundit i saj është një hap më tej, jo vetëm për motorrin elektrik, por për madhësinë e saj, aq sa mund të përshtatet brenda një cante. Biçikleta ka një shpejtësi 20 kilometra në orë për 45 minuta dhe mund të mbajnë peshën e një personi deri në 85kg. Dizejnuesit kanë nisur një fushatë në faqen Kickstarter për të financuar prodhimin e biçikletës. Ajo është e ndërtuar me fibra karboni dhe është e palosshme në katër hapa. Është e rregullueshme dhe vjen me katër opsione 65cm, 70 cm, 75cm dhe 80cm.
Frenat kontrollohen duke përdorur një buton në doreza dhe rrotat janë të ngurta. Bicikleta është mundësuar nga një motor DC me porosi dhe me 10 bateri 2,900mAh të ndërtuar nga ekipi i projektimit me bazë Pekin. Version prototip ka një shpejtësi rreth 20 km / h për 45 minuta me një bateri të vetme, së cilës i duhet rreth gjysmë ore për t’u karikuar.
Biçikletë nuk ka pedale, që do të thotë se në qoftë se bateria mbaron, edhe udhëtimi juaj ngelet në gjysmë, duhet të karikohet sërisht për të vazhduar rrugën. Një model në ngjyrë të bardhë mund të porositet për 305 euro ndërsa modeli në ngjyrë të zezë për 325 euro.
Por, sipas dizejnuesve pika kryesore e kësaj biciklete është së ajo është mjaft e lehtë dhe paloset në mënyrë të atillë sa gjithëkush mund ta fusë në cantën e shpinës. Njëkohësisht bicikleta do të këtë edhe bateri ekstra për të vepruar si një backup.
Dizejnuesit kanë arritur që të grumbullojnë deri më tani një shumë prej 155.000 euro, katërfishin e shumës që duhej vetëm nëpërmjet fushatës në Kickstarter. Pas mbarimit të fushatës në 25 dhjetor, bicikleta do të prodhohet në masë për tu eksportuar ndërkombëtarisht në gusht të 2015-ës.