Secondary Adv

SHBA, Oregoni behet shteti i pare qe vendos takse per bicikletat

Share on Google+

Oregoni është bërë shteti i parë që ka miratuar vendosjen e taksës për biçikletat.

 

Taksat e reja të akcizës do të kërkojnë që konsumatorët të paguajnë 15 dollarë për biçikletat, që kushtojnë mbi 200 dollarë me një diametër rrotullimi prej të paktën 26 inç.

 

Raporti i Washington Times njofton se paketa e transportit prej 5.3 miliardë dollarë pritet të nënshkruhet në ligj nga guvernatori demokrat Kate Broën. Republikanët dhe konsumatorët anti-taksave, të ndërgjegjshëm për mjedisin janë të frustruar nga kyzhvillim. Është ‘një hap i pashembullt në drejtimin e gabuar’, tha botuesi i BikePortland Jonathan Maus. ‘Ne jemi duke taksuar formën më të shëndetshme, më të lirë, më miqësore me mjedisin, më efikase dhe më ekonomikisht të qëndrueshëme të transportit të hartuar ndonjëherë nga qëniet njerëzore".

Sipas kryetarit të Partisë Republikane të Oregonit, Bill Currier, tatimi është efekt i ‘obsesionit të pafund të Guvernatorit Brown’, me gjetjen e mënyrave të reja dhe inovative për të marrë para nga xhepat e taksapaguesve të Oregonit.’

Ka shumë arsye pse biçikletat janë më të mira për mjedisin sesa automobilat. Për shembull, biçikletat kërkojnë më pak burime natyrore për t’u krijuar, lëshojnë zero shkarkime, ulin kostot e kujdesit shëndetësor (30 minuta çiklizëm në ditë vlerësohet të kursejë 544 dollarë në vit) dhe ndihmon në luftimin e ndotjes akustike përveç përfitimeve të tjera. 


Më të lexuarat