Secondary Adv

Robotet e LG do te fillojne te ndihmojne udhetaret ne aeroportin me te madh te Korese

Share on Google+

LG ka zbuluar planet e saj për përdorimin e robotëve futuristikë për aplikime shtëpiake dhe komerciale në CES 2017 në fillim të këtij viti.

 

Një nga aplikacionet komerciale që kompania shpreson që këta robotë të kenë është asistimi i udhëtarëve dhe pastrimi i plehrave në aeroport. Roboti i LG-së, i cili do të lançohet së shpejti në Aeroportin Ndërkombëtar Incheon të Seulit, është një robot inteligjent që mund të ndihmojë udhëtarët me informacion udhëtimi, numrin e portave (gate), raportim mbi motin dhe informacione të tjera të rëndësishme të kërkuara gjatë kohës së tyre në aeroport. 

 

Roboti i LG ofron një zgjedhje prej katër gjuhësh për të folur me pasagjerët: gjuhën angleze, koreane, kineze dhe japoneze. Udhëtarët thjesht duhet të skanojnë biletën dhe roboti do të bëjë pjesën tjetër. Gjithsesi mos prisni që robotët të jenë po aq të shpejtë  sa njerëzit, edhe pse  LG e quan atë “mikun më të mirë të udhëtarit.”

Nga ana tjetër, Roboti i Pastrimit të Aeroportit është i ngjashëm me një robot shtëpie, por me kapacitet më të madh të përshtatshëm për përdorim industrial.  I pajisur me furça dhe motorë të shumtë, roboti i LG-së për pastrimin e aeroportit  bën një sërë detyrash për të mbajtur dyshemenë pa pluhur dhe pa mbeturina.


Më të lexuarat