Secondary Adv

Tani ju mund te hyni ne llogarine tuaj bankare vetem duke pare telefonin

Share on Google+

Për të përdorur mënyrën e re të qasjes në llogarinë e tyre në kompaninë bankare TSB, klientët do të kenë nevojë për Samsung Galaxy S8.

 

Samsung, si një opsion sigurie shtoi edhe skanimin e irisit  së bashku me njohjen e fytyrës dhe skanimin e gjurmëve të gishtave, kur smartfoni u prezantua në fillim të këtij viti. Përdoruesit duhet të regjistrojnë irisin e tyre duke mbajtur telefonin pranë fytyrës për disa sekonda derisa ai t'i identifikojë ato.

 

Duke filluar nga muaji shtator, klientët e TSB me një Samsung Galaxy S8 dhe S8 + do të jenë në gjendje të përdorin skanerin e irisit të integruar në telefon. Në këtë mënyrë ata do të hyjnë në llogarinë e tyre bankare thjesht duke parë telefonin në vend që të vendosin një ID dhe fjalëkalim.

Banka thotë se kjo formë e autentikimit biometrik është më e sigurtë pasi përdor 266 karaktere unike krahasuar me 40 për shenjat e gishtërinjve,  të cilat gjithashtu mund të përdoren për të hyrë në aplikacionin TSB.

Zyrtari kryesor i bankës Carlos Abarca tha: “Sistemi është i lehtë për t'u përdorur dhe ofron një nivel të pashembullt të sigurisë kibernetike. Njohja e Irisit ju lejon të zhbllokoni aplikacionin TSB në celularin tuaj me një shikim të thjeshtë, që do të thotë se të gjitha ato ID, fjalëkalime dhe informacione të paharrueshme do të bëhen një gjë e së kaluarës.”


Më të lexuarat