Secondary Adv

Ky aplikacion i ri mund t'ju tregoje perberesit e ushqimit

Share on Google+

Universiteti i Teknologjisë në Miçigan ka krijuar një aplikacion të ngjashëm me Shazam, por për ushqimin. 

 

Ai përdor një algoritëm të të mësuarit të thellë që mund të gjenerojë një listë përbërësish vetëm duke parë  fotot e ushqimit. Sistemi, gjithashtu mund të ofrojë edhe receta dhe informata dietike. Ndërsa IA ende ka nevojë për përmirësime, ekipi në Laboratorin e Shkencave Kompjuterike të MIT dhe Inteligjencës Artificiale (CSAIL) ka bërë përparim të madh në trajnimin fillestar të sistemit.

 

Programi merr informacione dhe të dhëna masive nga imazhi i ushqimit për të parashikuar përbërësit dhe recetën. Baza e të dhënave, e quajtur Recipe1M, u krijua nga faqet e zakonshme të internetit për receta gatimi si AllRecipes and Food. Secila prej këtyre recetave u përvijua më pas me informata shtesë për përbërësit. 

U ndërtua një sistem kompjuterik për të punuar në këto receta duke kërkuar modele dhe lidhje midis recetave të përfunduara dhe përbërësve të papërpunuar. Për shembull, kur paraqitet foto e një keku, sistemi mund të identifikojë menjëherë përbërësit kryesorë si gjalpë dhe miell. Sistemi i quajtur Pic2Recipe, pastaj sugjeron një recetë popullore nga databaza e tij.

Sistemi do të jetë një ditë i disponueshëm në Apple App Store dhe mund të ndihmojë kuzhinierët dhe dietologët.


Më të lexuarat