Secondary Adv

Australi, ndertohet autostrada me e gjate ne bote per makinat elektrike

Share on Google+

Gjithmonë e më shumë po bëhen përpjekje për elektrifikimin e automjeteve, por për këtë lind nevoja për të patur edhe një infrastrukturë që e mbështet sistemin.

 

Dhe disa vende po punojnë shumë seriozisht në këtë drejtim. Një vend i tillë është Australia. Shteti i Queenslandit në Australi ka bërë të ditura planet për ndërtimin e një prej autostradave më të gjata elektrike në botë përgjatë bregut të Queensland.

 

Autostrada e lartpërmendur do të mbulojë mbi 18 qytete, duke filluar nga kryeqyteti i Queensland, që është Brisbane dhe ngjitet në një qytet të quajtur Tully. Do të ketë një seri stacionesh të karikimit të shpejtë përgjatë autostradës, në çdo qytet dhe komunë. Qeveria e Queensland shpreson që ky hap do të inkurajojë më shumë njerëzit për të blerë makina elektrike.

Në fakt, sipas një studimi të kryer në Queensland pothuajse gjysma e popullsisë do të ishte e gatshme të blinte një makinë elektrike në qoftë se ata do të blinin një makinë të re në dy vitet e ardhshme. Qeveria e Queensland thotë se autostrada elektrike e propozuar do të jetë gati 2.000 kilometra në gjatësi. Ministri i transportit, Stiven Miles, tha se në fazën fillestare, njerëzit nuk do të paguajnë për përdorimin e autostradës elektrike në mënyrë që të inkurajohen gjithnjë e më shumë njerëz në përdorimin e saj.

Australia tashmë ka një rrjet bazë stacionesh elektrike të karikimit në të gjithë vendin, por ka pak stacione elektrike të karikimit të shpejtë, të cilët mund ta karikojnë një automjet elektrik në 30 minuta. Kostoja e projektit do të jetë 3 milion dollarë dhe kontrata për ndërtimin e autostradës elektrike është dhënë për një firmë me seli në Brisbane të quajtur Tritium.


Më të lexuarat