Secondary Adv

7 mega projekte qe do te transformojne qytetet kineze deri ne vitin 2050

Share on Google+

Sa herë që dëgjojmë fjalët “Zhvillimi i pasurive të patundshme” në mendje na vjen lindja e mesme. Kjo për faktin sepse nga një shkretëtirë në fillimet e veta, ajo u bë një zonë gjithnjë e më shumë urbanizuar. Një rritje të shpejtë të urbanizimit ka pasur edhe Kina.

 

Njerëzit më shumë preferojnë të jetojnë në qytete sesa në zona rurale. Ka më shumë se një milion njerëz në secilin prej 100 qyteteve në Kinë. Jo shumë kohë më parë, qytetet e mëdha si Shangai dhe Shenzhen ishin dikur fshatrat e peshkimit. Tani do të shohim projektet më të mëdha të zhvillimit të pasurive të paluajtshme që do ta transformojnë edhe më shumë peizazhin e Kinës.

 

1. “Satellite City”

Qyteti satelitor, ose më saktë Nanhui, ndodhet në zonën Pudong të Shangait që do të përfundojë në vitin 2020. Me periudhën e ndërtimit prej më shumë se një dekadë, qyteti do të përfshijë komplekse rezidenciale, zyra, muze dhe tetë kampuse universitare.  Në qytetin e projektuar nga Gerkan, Marg dhe partnerë nga Gjermania, do të banojnë rreth 800,000 banorë. Ndërtimi i tij ka kushtuar 4.5 miliard dollarë.

 

2. Qendra Kreative e Chengdu

Qendra Kreative e Chengdu është faza e parë e Tianfu, i cili është një projekt për zhvillimin e qytetit. Ajo do të jetë një qendër biznesi dhe parqesh banimi që ndodhen në Chengdu.

Qendra do të dizajnohet nga Broadëay Malyan, një firmë arkitektonike në Mbretërinë e Bashkuar. Tianfu do të përfshijë disa qarqe me sipërfaqe 609 milje katror.

 

3. Qyteti i Madh i Chengdu

Ndërtimi i këtij qyteti 1, 207, 740 metër katror pothuajse dy kilometra jashtë Chengdu, filloi në vitin 2012.  Ai do të përfundojë në vitin 2020 për të akomoduar 80,000 vetë. Qëllimi i këtij projektimi është ta bëjë qytetin më pak të varur nga makinat, siç raportohet edhe nga arkitektët e Adrian Smith dhe Gordon Gill Architecture. Ky qytet do të emetojë 60% më pak karbon se sa qytetet tipike. 

 

4. Zona e Re Urbane e Makaut

Zona e re urbane e Makaut, e vendosur në Macau, është një projekt për rikuperimin e tokës prej 7.2 km katror;e cila u humb më parë në gjirin e Praia Grande. Projekti do të përfundojë në fund të vitit 2017 dhe do të jetë një shtesë prej 12% në zonën e qytetit. Nga viti 2018 e tutje, zona do të jetë e disponueshme vetëm për projektet e banimit publik dhe hapësirat e gjelbërta. Vendi do të ndahet në pesë zona, p.sh. Zona A do të sigurojë strehim për 57,000 njerëz, Zona B do të ketë zyra, dyqane dhe 2000 njësi banimi, dhe Zona C dhe D do të përmbajë 22,000 njësi banimi, hapësira të gjelbërta dhe më shumë dyqane.

 

5. Sunqiao Shanghai

Është një zonë bujqësore rreth  250 hektarë në Shangai. Qëllimi i këtij projekti është të sigurojë hapësirë për banim, punë, dyqane dhe më e rëndësishmja, ushqim bujqësor. Disa prej kulturave bujqësore do të rriten në ambiente të mbyllura. Projekti është projektuar nga arkitektët në Sasaki dhe ndërtimi i tij pritet të fillojë në vitin 2018.

 

6. Zona Xiongan

Xiongan është një projekt ri-zhvillimi për Hebein, i publikuar në prill 2017. Faza e parë e qytetit do të zërë 104 kilometra katror, e cila do të zgjerohet në 207 kilometra katrorë në fazën e dytë. Kur të përfundojë, qyteti do të jetë 3 herë më i madh se Manhattan. Afati kohor është ende i panjohur, por ai do të përfshijë shtëpi, zyra, universitete dhe një sistem transporti. Qeveria kineze e ka shpallur Xionganin si një “zonë të veçantë ekonomike.” Brenda 15 viteve Xiongan do të banojnë rreth 4.5 milionë njerëz.

 

7. Qendra financiare Yujiapu

Qendra financiare Yujiapu e quajtur edhe “Manhatani i ri i Kinës”, me rrokaqiej të frymëzuar nga Qendra Lincon dhe Qendra Rockefeller i ka kushtuar miliarda dollarë qeverisë kineze. Projekti filloi në vitin 2008 në një zonë 3.8 kilometra katror me një kosto rreth 30.4 miliard dollarë. Projekti do të përfundojë në vitin 2019 dhe do të ketë 47 kulla të reja banimi dhe zyra. 


Më të lexuarat