Secondary Adv

Bunkeri i shenderruar ne nje kompleks luksoz qe mund ti shpetoje cdo apokalipsi

Share on Google+

 

Survival Condo project është një kompleks luksi i vendosur në ish bazë ushtarake afër Concordias në Kansas të SHBA. Bunkeri është i vendosur në 15 kate nëntokë dhe është projektuar për ti mbijetuar cdo apokalipsi, epidemie botërore, katastrofave natyrale, një sulmi terrorist apo bërthamor.

 

Muret e strukturës janë të ndërtuara me çimento dhe arrijnë në një trashësi prej 2.7 metrash. Kompleksi mund të mbajë deri në 70 persona dhe me burimet e tij është në gjendje ti mbajë personat në jetë për një vit.  Çdo katë është i gjerë 185 m²  dhe kushton rreth 1.5 deri në 3 milionë dollarë.
Bunkeri është i pajisur me një numër të madh pajisjesh moderne, duke përfshirë TV me ekran të sheshtë, pishina, teatër, palestër, klasa, bibliotekë si edhe një qendër të vogël kirurgjie.

 

   

   

   

 

Çdo njësi banimi është parashikuar që të mbijetojë me një ushqim 5-vjecar të ngrirë për cdo person. Objekti ka një sistem ushtarak të sigurisë së lartë që përfshin sensorë ndjeshmërie, kamera infra të kuqe, sensorë të afërsisë, sensorë udhëtimi si dhe detektorë pasiv.
Sipas krijuesit të tij Larry Hald, bunkeri furnizohet me energji nëpërmjet një rrjeti lokal elektrik, një turbine ere si edhe nëpërmjet një gjeneratori dizel, por në gjendje ka edhe gjeneratorë rezervë. Ndërsa uji është siguruar nga burime nëntokësore.

 


Përveç kësaj, në bunker është edhe një kopsht hidroponik (sistem i bio-integruar i rritjes së bimëve dhe perimeve vetëm me ujë mineral pa tokë) ku është planifikur që të rriten 70 varieteteve të frutave dhe perimeve , njëkohësisht do të ketë edhe një zonë për kultivimin e peshkut Tilapia.

Furnizimi me ajër për tërë objektin bëhet nëpërmjet filtrave bërthamore, biologjike dhe kimikë të cilat janë të mbrojtur me anë të valvulave të shpërthimit që parandalojnë presion e  tepërt të krijuar nga një shpërthim afër ose në hyrje të objektit.


Projekti Condo Survival nuk është i vetmi në llojin e vet. Në vende të tjera përreth SHBA-së, bunkerë në pronësi private janë në zhvillim e sipër. Bunkeri është ndërtuar fillimisht nga Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së SHBA në 1960 për raketat Atlas F dhe ka pasur 72 prej tyre në SHBA.
Sipas Larry Hall, hyrjet janë shitur, por ai është duke punuar për një projekt të dytë. Nivelet e shumta të dyerve të shpërthimit janë të dizajnuara për t'i bërë ballë edhe eksplozivëve më të mëdhenj, gjë që e rrit akoma edhe më shumë sigurinë tuaj si dhe mundësinë për t’i shpëtuar një apokalipsi.


Më të lexuarat