Secondary Adv

Ja se si do prodhohet uji ne vitin 2030 ne zonat urbane

Share on Google+

Prodhimi i ujit përmes ajrit? Aero është një nga projektet e mëdha i krijuar nga studentët e dizajnit në Suedi me iniciativën e Grupit Husqvarna.

 

"Dizajni është shumë më tepër se thjesht stilim, ai shkon më thellë, deri në vizualizimin e së ardhmes që mund të jetë një sfidë në industrinë tonë mjaft konservatore. Kjo është arsyeja pse ne donim të merrnim një mendim nga studentët e rinj dhe kreativë se si do të bashkëveprojmë ose përdorim natyrën dhe hapësirat publike në të ardhmen.

Detyra ishte gjithashtu për të shpjeguar se si ju si një projektues interpretoni planet e ardhshme në lidhje me hulumtimin dhe nevojat e përdoruesit”, thotë Toëe Ressman, Vice President i Dizajnit Global në Husqvarna Group.

Aero është një projekt për nevojën e ujit në të ardhmen. Studentët krijuan një zgjidhje për prodhimin e tij përmes ajrit. Absorbim aktiv dhe kërkesë të ulët  për energji në mënyrë që t'i japin kopshtarëve dhe komuniteteve qasje deri në 200 litra ujë në ditë. Aero është inovativ dhe i rëndësishëm, pasi deri në vitin 2030, rreth 4 miliardë njerëz vlerësohet të vuajnë mungesën e ujit dhe në botë të ketë rreth  40% më pak ujë.

 


Më të lexuarat