Secondary Adv

Ky pastrues ajri i mbuluar me myshk mund te beje punen e 275 pemeve

Share on Google+

Qytetet eko-miqësorë në mbarë botën përfshijnë shumë hapësira të qëndrueshme në projektet e tyre urbane dhe inxhinierike. Megjithatë, kjo gjidhje është shpesh e shtrenjtë dhe mund të zërë hapësira të mëdha në qytete duke e bërë atë jo të papërshtatshme. Një kompani me qendër në Gjermani po kërkon të revolucionojë mënyrën se si qytetet luftojnë ndotjen e ajrit duke ndërtuar CityTree, një pastrues ajri natyror.

 

Ndotja e ajrit nuk është vetëm një çështje e vazhdueshme mjedisore në qytetet e mëdha. Në disa skenarë, si ‘Dimri Kinez’ i vitit 2013, ndotja e ajrit mund të shkaktojë sëmundje dhe madje edhe vdekje tek dhjetëra mijëra banorë të qytetit.

Shumë projekte urbanistike dhe inxhinierike përfshijnë hapësira të gjelbërta në projektimin e tyre, megjithatë këto zgjidhje ndonjëherë janë joefikase dhe shpesh të shtrenjta. Por Green City Solutions ka dalë me një teknologji që lufton ndotjen e ajrit në qytetete në një mënyrë efektive dhe të përballueshme.

Kompania gjermane solli një produkt të quajtur CityTree, i cili ka një sipërfaqe të madhe të mbuluar me myshk dhe likene që filtrojnë okside të azotit, ozonit dhe grimcat. Secila nga njësitë është e lartë 4 metra dhe mund të neutralizojë një total prej 240 ton ekuivalente të dioksidit të karbonit në vit. Sipas faqes së internetit të kompanisë, CityTree është në gjendje të pastrojë ajrin e qytetit në mënyrë unike dhe natyrore.

Një njësi e CityTree ka të njëjtin efekt pastrimi si 275 pemë dhe kërkon 99% më pak hapësirë dhe 5% kosto më të ulët. Njësitë janë ndërtuar me panele diellore dhe sisteme të mbajtjes së ujit, gjë që e bën CityTree të vetë-qëndrueshëm. CityTree ka nevojë vetëm për disa orë mirëmbajtje në vit. (hapësira të qëndrueshme-aftësia e të gjithë njerëzimit të vazhdojë të përdorë hapësirën e jashtme për qëllime paqësore dhe përfitim socio-ekonomik gjatë një periudhe afatgjatë)


Më të lexuarat