Secondary Adv

10 profesionet me te mira te ketij viti

Share on Google+

US News bën një rënditje të 100 profesioneve më të mira të 2014-ës. Hulumtimi është bazuar në bazë të pagës, ekuilibrit të menaxhueshëm punë-jetë, si dhe lehtësitë në sigurimin e vendit të punës.


Disa profesione ofrojnë përzierjen e duhur të këtyre komponenteve, për shembull, gati 40 për qind e zgjedhjeve janë punë të kujdesit shëndetësor, por lista përfshin gjithashtu profesione në shërbimet sociale dhe në sektorët e biznesit. Dhe për herë të parë në top 100-en, vëndin e parë e zë një punë teknologjike.
Kreun e renditjes së 100 profesioneve më të mira të vitit 2014 e mban profesioni Programues. Bota gjithmonë po bëhet gjithmonë e më shumë dixhitale dhe ata që kontribuojnë në këtë transformim, kanë edhe përfitime të mëdha, shpjegojnë nga US News. Faqja që ka realizuar këtë humultim duke u bazuar jo vetëm te përfitimet, por edhe te parametra të tjerë që kontribuojnë në cilësinë e jetës profesionale si: komponentë fizikë e psikologjikë të ambientit të punës; perspektivat mbi të ardhmen; nivelin e stresit dhe sforcimin fizik që është i nevojshëm.
Duke konsideruar të gjithë këto parametra, kushtet e punës së inxhinierëve të specializuar në “softëare” s’kanë qenë ndonjëherë më të mira. Mjafton të përmendësh që të ardhurat mesatare janë rreth 88 mijë dollarë, ballafaquar edhe me një nivel të ulët stresi, perspektiva të shkëlqyera tregu dhe ambient të shkëlqyer pune. Pa harruar edhe një fleksibilitet i madh për zgjedhjen e orareve dhe vendet se ku duhet të punojnë.

Top-10 profesionet e 2014-s:
1 - Programues
2 - Analizues sistemesh kompjuterike
3 - Dentist
4 - Mjeke- infermiere
5 - Farmacist
6 - Infermiere
7 - Fizoterapist
8 - Mjek
9 - Web Developer
10 - Higjenë dentare


Më të lexuarat