Secondary Adv

Ky eshte helikopteri me i madh i te gjitha koherave

Share on Google+

Mil Mi-12 është helikopteri më i madh i ndërtuar ndonjëherë. 

 

Ai u krijua në fillim të viteve '60 nga prodhuesi i helikopterëve ‘Mil Helicopters’ (Mil Moscow Helicopter Plant) dhe bëri fluturimin e parë të testimit në vitin 1967. Dimensionet e tij janë mbresëlënëse, hapësira e përgjithëshme e hapjes së krahëve  është 67 m, e krahasueshme me atë të A350. Një tipar i pazakontë i avionit janë kabinat e tij të dyfishta.

Ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë, kryesisht për të transportuar raketa të rënda bërthamore, ‘dhomëza’ e tij mallrave 600 m3 mund të mbajë një ngarkesë rreth 40 ton.

Të dhëna të helikopterit:

Ekuipazhi: 6 persona (pilot, kopilot, inxhiner fluturimi, elektriçisti, navigatori, radio- operatori)

Kapaciteti: 196 pasagjerë

Gjatësia: 37 m

Shpejtësia Max: 260 km/h

Lartësia max e fluturimit: 3.500 m


Më të lexuarat