×
Secondary Adv

Kina po nderton nje qytet 100 miliard dollare ne ishujt artificiale ne Malajzi

Share on Google+

Kina po ndërton një qytet gjigant në katër ishuj artificialë Malajzi. Zhvilluesi, Country Garden, e quan metropolin e ri “një parajsë për të gjithë njerëzimin.”

 

Qyteti do të quhet “Qyteti i Pyjeve” (Forest City) dhe do të strehojë më shumë se 700,000 qytetarë. Kjo është përafërsisht 20,000 më shumë se popullata e Uashingtonit D.C.

Ndërtimi 100 miliard dollarë i ishujve filloi në fillim të vitit 2016. Ende ka shumë për të bërë. Qyteti nuk pritet të përfundojë deri në vitin 2040. Por sapo të përfundojë, qyteti do të jetë i pajisur plotësisht me ndërtesa për zyra, parqe, rrjetin e transportit publik, hotele, restorante, dyqane, shkolla dhe 250,000 njësi banimi.

Qyteti është dizajnuar nga firma ndërkombëtare e dizajnit ndërdisiplinor, Sasaki. Ata e përshkruajnë Qytetin e Pyjeve si “një grup global të tregtisë dhe kulturës.”

I dizajnuar për të kultivuar një stil jestese dhe pune të ri ai përbëhet nga institucione financiare, teknologjike dhe objekte të kërkimit bioteknologjik, si dhe një shumëllojshmëri të industrive krijuese që do të krijojnë një bazë punësimi të re dhe të qëndrueshme, duke ofruar rreth 220,000 vende të reja pune në Malajzinë jugore. Skajet e ishujve janë një përzierje e pishinave, pyjeve të mangrovës, shëtitoreve urbane dhe brigjeve ekologjike.


Më të lexuarat