Ne 2018 ndertesat mund te gjenerojne energji permes tullave te xhamit
Shtëpitë e së ardhmes mund të ndërtohen me blloqe që konvertojnë rrezet e diellit në energji të përdorshme.
Ekspertët e energjisë së rinovueshme po zhvillojnë një teknologji të re pioniere, e cila është pjesë e një tendence në rritje të furnizimit të ndërtesave me energjinë e prodhuar nga vetë ato.
Blloqet, e quajtur Solar Squared, janë të dizajnuar që të përshtaten në mënyrë të përsosur në ndërtime të reja ose si pjesë e rinovimeve në pronat ekzistuese. Kompania shpreson që ti nxjerrë ato në treg në 2018. Solar Squared u krijua nga studiues të Universitetit të Exeter në Angli, të cilët specializohen në Ndërtimin e Integruar të Fotovoltaikës (BIPV).
Ata janë të ngjashëm me blloqet ekzistues të qelqit, të cilët mund të zëvendësojnë tullat tradicionale për të lejuar dritën e diellit të depërtojë në një pronë. Çdo bllok përmban optikë inteligjente që përqendron rrezatimin diellor në qeliza diellore të vogla, duke rritur energjinë e përgjithshme të gjeneruar nga secila qelizë. Energjia e gjeneruar mund të përdoret për të furnizuar ndërtesën, për ta ruajtur në bateri ose për të ngarkuar automjetet elektrike.
Skuadra e krijimit të këtij produkti shpreson të tërheqë investime për të kryer testimin komercial të produktit, të cilin ata synojnë të nxjerrin në treg në 2018.