Secondary Adv

Samsung prezanton televizorin gjigand 88 inc

Share on Google+

Samsung ka prezantuar televizorin e tij më të ri Q9, i cili ka një ekran 88 inç QLED. Ai është në shitje në Amerikën e Veriut dhe Kore nga Best Buy për 20,000 dollarë.

Kompania thotë se për të nxjerrë në treg këtë televizor është nisur nga kërkesat e vazhdueshme të konsumatorëve për ekrane më të mëdhenj dhe TV premium. Ata tashmë janë në dispozicion edhe në modele me përmasa 55 inç, 65 inç dhe 75 inç. Q9 siguron cilësi dhe performancë të shkëlqyer të imazhit, si dhe një dizajn të lëmuar të krijuar duke pasur në mendje hapësirat e banimit të konsumatorëve.

Televizorët Samsung QLED riprodhojnë imazhe të pasura dhe të gjalla, si edhe ofrojnë ndriçim të jashtëzakonshëm dhe një gamë të gjerë ngjyrash. Pajisja vjen me një kabllo optike 1.88mm, të njohur si Lidhja e Padukshme, që lejon lidhjen me pajisjet periferike pa kabllot e çrregullta tipike. Në qershor, Samsung gjithashtu prezantoi TV UHD premium prej 82 inçësh (MU8000) si pjesë e strategjisë së kompanisë për t'u dhënë konsumatorëve një larmi më të madhe të opsioneve të madhësisë së ekranit.


Më të lexuarat