Në botë ka disa qytete me 5-6 aeroporte, ndërsa vendet që do ju listojmë më poshtë nuk kanë fare një të tillë. Kjo është lista e 5 vendeve pa aeroport.
1. Andorra
Shteti i vogël i Andorrës, i ndodhur mes Spanjës dhe Francës, është vendi më i madh që nuk ka aeroport. Vendi ka tre fusha helikopteresh (heliporte) në La Massana, Arinsal dhe Escaldes-Engordany. Çuditërisht, ka dy kompani ajrore me bazë në Andorrë, të quajtur Air Andorra dhe Andorra Airlines, megjithëse nuk kanë aeroporte.
2. Lihtenshtajn
Kjo principatë gjermanofone e Lihtenshtajnit është pa dalje në det midis Zvicrës dhe Austrisë. Aeroporti më i afërt në vend është Aeroporti i Zvicrës, St Gallen- Altenrhein, që ofron fluturime vetëm në Vjenë. Mundësitë tuaja të vetme për të arritur këtu janë më tren, autobus ose makinë.
3. San Marino
Shteti i vogël i San Marino në Italinë e Veriut është mbi 61 kilometra katrorë. Aeroporti Ndërkombëtar Federiko Fellini në Itali është më afër, duke ofruar shërbime për Moskën dhe Shqipërinë.
4. Monako
Monako është një tjetër shtet i vogël europian me një sipërfaqe prej vetëm 2 kilometra katrorë. Shteti ka një vend ndalimi për helikopterë në Fontvieille që ofron shërbime komerciale në aeroportin Nice Côte d'Azur në Francë.
5. Qyteti i Vatikanit
Qyteti i Vatikanit, shteti më i vogël në botë, është vetëm 0.44 kilometra katrorë dhe strehon vetëm një popullsi prej 451 banorë. Qyteti shtrihet në zemër të Romës, kryeqytetit italian, pa asnjë aeroport ose autostradë. Ekziston vetëm një helikopter që përdoret nga Papa dhe kryetarët e shteteve.