×
Secondary Adv

Studimet e reja tregojne se ne Mars gjate nates bie bore

Share on Google+

Një studim i ri ka zbuluar se në Planetin e Kuq gjatë natës bie borë. Gjetjet hedhin dritë mbi ciklin e ujit dhe klimën e Marsit. Ato janë shumë të rëndësishme për eksplorimin e ardhshëm njerëzor dhe robotik në të.

 

Për shkak se atmosfera e Marsit është e ftohtë dhe e hollë, retë  e akullit mund të formohen pavarësisht sasisë së kufizuar të avujve të ujit atmosferik në krahasim me Tokën.

Këto stuhi,  të cilat mund të formohen vetëm natën, veprojnë në mënyrë të fuqishme për përzierjen e atmosferës dhe, në disa vende, depozitojnë borë në sipërfaqen e Marsit. Ata zbuluan se stuhitë e lokalizuara të borës, të quajtura 'mikroburst' mund të ndodhin në Mars, për shkak të ftohjes së grimcave ujore të reve të akullit gjatë natës.

Dr Aymeric Spiga, i cili udhëhoqi studimin, tha: "Ne përdorim modele numerike meteorologjike të ngjashme me modelet e përdorura për parashikimin numerik të motit në Tokë (për shembull të dimë se si është moti në Britaninë e Madhe) dhe ne i përshtatim këto modele në Mars duke zhvilluar modele të sofistikuara të përshtatshme për atmosferën e marsiane.


Më të lexuarat